Flash News

KRYESORE

Matura/ Albana Vokshi publikon tezat e provimit të Ekonomisë: Skandali i radhës i Rilindjes  

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se një orë para provimit të Ekonomisë me zgjedhje për maturën, teza është bërë publike.

Duke e cilësuar si skandal, Vokshi bën përgjegjëse ministren e Arsimit, Besa Shahini.

“SKANDALI i radhës i Rilindjes .... del edhe teza e provimit të Ekonomisë me zgjedhje. . . Ndërkohë që nxënësit nuk kanë as një orë që kanë nisur provimin...teza është shitur...

Ministrja Shahini, më e paafta deri më sot, ja ka dalë suksesshëm të mos administrojë dot asnjë provim mature duke futur si standard ndër të rinjtë hajdutërinë”, shkruan Vokshi.

Të fundit