Flash News

KRYESORE

Matura bojkoton provimin e nesërm?! Flet maturanti: Presioni është shumë i lartë

Matura bojkoton provimin e nesërm?! Flet maturanti: Presioni

Vijon në ditën e tretë të saj protesta e maturantëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me nivelin e provimeve të maturës. Të mbledhur përballë Ministrisë së Arsimit, maturantët qëndrojnë të palëvizur në kërkesën e tyre për rivlerësim të testit të letërsisë, pavarësisht deklaratës së KOMSH 2020 për rishikimin e shpërndarjes së notave.

Në një prenoncim për mediat referuar arsyes së daljes në protestë, një nga maturantët është shprehur se Ministria e Arsimit nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre dhe se iu kanë kthyer vetëm një përgjigje të vakët përsa i përket çështjes së emrit në tezat e provimit.

Kujtojmë se, provimet e maturës këtë vit janë zhvilluar ndryshe nga herët e kaluara, ku maturantëve në vend të një kodi iu është kërkuar të vënë emrin e tyre në krye të tezës së provimit.

Disa prej pikave që janë përmendur tregon që ata nuk i kanë parë fare kërkesat tona, nuk e kanë shqyrtuar fare draftin që ne u kemi dërguar.

Kemi marrë përgjigje vetëm për pikën e emrit (çështja e identitetit) e cila ishte një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave tona, e privatësisë. Provimet e përgjithshme të shtëtit janë zhvilluar gjithmon me kod, ndërsa këtë vit na thanë të shkruanim emrin në krye të testit”, tha maturanti.

Ndërsa vihet re një prezencë e ulët e maturantëve përballë Ministrisë së Arsimit në krahasim me ditët e tjera, maturanti thekson se kjo është për shkak të presionit të lartë të ushtruar mbi ta.

Frika edhe presioni i maturantëve ka qenë shumë i lartë. Nëse ata duan të na shtypin ata e bëjnë këtë vetëm nga emri. E bëjnë nesër në provimin tjetër" tha maturanti duke theksuar se vendosja e emrit në krye të tezës është problem.

Referuar faktit se, nëse mbajtja e rrugëve të bllokuara gjatë protestës është rruga e duhur, maturanti sqaron që kjo është mënyra e vetme për ata të mund të dëgjohen.

"Mbajtja e rrugëve të bllokuara është mënyra duhur që ne të dëgjohemi. Duhet të protestojmë pikërisht përballë përgjegjësit për këtë situatë dhe kjo nuk është QSHA-ja por Ministria e Arsimit”, tha ndër të tjera maturanti.

I pyetur se nëse mund të presim një bojkot të provimit të matematikës ditën e nesërme apo në vijim, maturanti përgjigjet: “Gjithçka varet nga vendimet e marra në tryezë. Ne do të kemi një tryezë dhe vendimet e marra aty do të jenë tërësisht transparente”.

Të fundit