Flash News

KRYESORE

Maturantët sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit, sot përshkallëzohet edhe në Fier

Maturantët sërish në protestë para Ministrisë së

Maturantët kanë vijuar për të dytën ditë radhazi protestën e tyre para godinës së Ministrisë së Arsimit në rrugën e Durrësit.

Me parulla në duar dhe me thirrjet për rivlerësim, ata kanë dalë sërish në rrugë pasi kanë shprehur indinjatën për nivelin e testimit në gjuhë shqipe dhe letërsi.

Maturantët deklarojnë se janë të pakënaqur jo me nivelin e vështirësisë, por e kanë cilësuar testin absurd dhe se mund të penalizohen në rezultat.

Ndërkohë, sot protestat janë përshkallëzuar edhe në qytetin e Fierit nga ana e maturantëve.

Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk merren masa për rivlerësimin e këtij testimi, do të bojkotojnë provimet e radhës.

https://www.facebook.com/luan.baci.79/posts/2773737942766271

 

Të fundit