Flash News

KRYESORE

“Mavia, ngjyra që bashkon të kuqen dhe blunë”, Basha flet për deklaratën e Majkos: Nuk është as piktor

“Mavia, ngjyra që bashkon të kuqen dhe blunë”, Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 edhe për deklaratën e deputetit socialist Pandeli Majko, i cili ka folur për një koalicion të mundshëm mes PS dhe PD pas zgjedhjeve, duke e shprehur si çështje ngjyrash ‘mavia është ngjyra që bashkon të kuqen me blunë”.

Por Basha ka qenë thuajse kategorik sot për këtë bashkim. Ai tha se Majko nuk është as piktor dhe se koalicionet janë çështje programesh e vizionesh dhe jo ngjyrash.

Majko ka deklaruar se “mavia është ngjyra që bashkon të kuqen me blunë”, me gjuhën e simboleve ju do jeni bashkë pas zgjedhjeve? A iu bën zemra demokratëve të votojnë për ju duke e ditur se po votojnë për Edi Ramën?

Përgjigjja është kategorikisht jo. Jo vetëm që demokratët nuk do votojnë Edi Ramën të dielën, por edhe socialistët nuk do votojnë Edi Ramën se nuk mbajti premtimet. Uli taksat vetëm për një grusht oligarkësh. Është një kryeministër që vjen në fund të mandatit të tij me premtime të pambajtura. Jo se nuk kishte mundësinë por kishte prioritetet e gabuara. mua më pëlqen e bukura. Nuk kam asgjë kundër palmës dhe as kundër pllakave të reja, problemi është i thjeshtë: A mundet ta këpërdij unë si një ndër liderët kryesorë në vend që të harxhohen miliona dollarë për palma kur me këto para mund të ishin ndihmuar familje që s’kanë bukë për të ngrënë? Mund të ishin ulur taksat dhe të mos ishin ulur qepenat, pra mund të ishin bërë gjëra shumë më akute se palmat.

Të fundit