Flash News

KRYESORE

Mavraj motivon skuadrën kuqezi: Si kapiten iu them hallall atyre burrave!

Mavraj motivon skuadrën kuqezi: Si kapiten iu them hallall atyre burrave!

Mërgim Mavraj, kapiteni i Shqipërisë, nuk do të jetë gati për ndeshjen e sotme me Francën (shkak dëmtimi), por nuk harron kuqezinjtë. Ai ka postuar në rrjetet sociale një mesazh shumë emocionues për shokët e tij të skuadrës".

"Sot është një tjetër ditë historike për SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT! Një ditë e cila nuk është e rastësishme, sepse disa Burra që nuk duhen harruar, pavarësisht ku janë sot, dhanë gjithçka për ta futur Shqipërinë në hartën europiane. Luftuan për këtë fanellë, shkruajtën historinë më gërma të arta dhe kontribuan që të edhe brezat në vazhdim të kenë si pikënisje pikërisht Europianin 2016", shkruan shtatlarti i mbrojtjes kuqezi.

"Unë si kapiten i Kombëtarës dua t'iu them Hallall atyre Burrave! Për djersën, sakrificat, dëshirën dhe sidomos ndjenjën e fanellës kuqezi. Sot, shtëpia jonë e re do të përurohet dhe ky gëzim i jashtëzakonshëm është i pakrahasueshëm. i tregojmë Europës se edhe ne, Shqipëria, edhe pse vend i vogël, kemi zemër dhe ambijce të madhe. Edhe ne mund të ndërtojmë stadium modern, edhe ne mund të shkruajmë historinë siç e bëmë! Forca Shqipëria", shton Mavraj.

Të fundit