Flash News

KRYESORE

Mavraj: Nuk do ta falim Francën, kemi mundësi të luajmë një ndeshje të madhe

Mavraj: Nuk do ta falim  Francën, kemi mundësi të luajmë

Kapiteni i kuqezinjve Mërgim Mavraj e pranon se me Francën do të jetë një përballje mjaft e vështirë, por shton se Shqipëria nuk ka ndërmend ta falë rezultatin.

“E dimë të gjithë që këtu është një fushë shumë e vështirë, pavarësisht mungesave të Francës, që gjithsesi ka shumë futbollistë të një niveli të lartë. Do të jetë shumë e komplikuar, por ne kemi treguar se dimë t’u krijojmë vështirësi çdo lloj kundërshtarëve.”, tha mbrojtësi në konferencën për shtyp.

Mavraj ishte në fushë në sfidën e fazës së grupeve në Euro 2016 kundër gjelave, ku kuqezinjtë u mposhtën 2-0. Ai thotë se ekipi ka mundësitë e veta.

“Ne të gjithë e dimë se si mund t’u krijojmë telashe këtyre skuadrash. Duhet të luajmë të fokusuar, me sa më pak gabime dhe me vetëbesim, që të mund t’ua komplikojmë ndeshjen kundërshtarëve. Mbi të gjitha, besoj se jemi gati për të paktën një luftë të fortë sportive.”

Kapiteni tha se Shqipëria e ka mendjen vetëm te sfida me francezët dhe jo me Islandën.

“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, ku fitorja vlen 3 pikë për çdonjërën. Natyrisht që Islanda është një kundërshtar i nivelit tonë dhe kemi më shumë shanse, por nuk do të falim ndeshjen ndaj Francës. Kemi shumë lojtarë të rinj, që kanë një mundësi të luajnë një ndeshje të madhe dhe do provojmë të bëjmë më të mirën nesër.

A i përballojmë do dy ndeshje brenda ditës?  Ne që jemi këtu, jemi të gjithë në një formë të mirë, ndonëse në javët e para të kampionateve. Kushdo që të zbresë në fushë, në çdonjërin prej takimeve, do të bëjë më të mirën me siguri. Nuk mendoj se duhet të rrimë me mendjen te Islanda, pasi kemi një tjetër ndeshje ku fitorja vlen 3 pikë.”

Të fundit