Flash News

KRYESORE

Mavraj rikthehet në Gjermani, zyrtarisht lojtar i ekipit të Ingolstadt

Mavraj rikthehet në Gjermani, zyrtarisht lojtar i ekipit të Ingolstadt

Pas gjashtë muajve të kaluar në Greqi tek ekipi i Arisit, futbollisti shqiptar Mërgim Mavraj është rikthyer përsëri në futbollin gjerman, ku tashmë është zyrtarisht lojtar i skuadrës Ingolstadt.

Lojtari 32-vjeçar ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Ingolstadt-in dhe do të jetë pjesë e klubit deri në janar të vitit 2020.

Pas prezantimit te klubi, Mavraj ka udhëtuar menjëherë drejtë Spanjës për ta nisur fazën përgatitore me klubin e ri.

Me ekipin e Arisit, Mavraj ka luajtur vetëm shtatë ndeshje, pesë në kampionat dhe dy të tjera në Kupë.

Kujtojmë se më parë Mavraj ka luajtur me Hamburgun, Kolnin, Greuther Furthin, Bochumin e Dramstadin.

Të fundit