Flash News

KRYESORE

Mavraj si Konte dhe Sampaoli, mijëra euro dëmshpërblim për të prishur kontratën me Hamburgun

Mavraj si Konte dhe Sampaoli, mijëra euro dëmshpërblim për

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj ka shkëputur kontratën me klubin gjerman të Hamburgut, pasi nuk bënte pjesë në planet e Kristian Titz.

Duke qenë se kishte edhe një vit kontratë,  32-vjeçari nuk pranoi të largohej me konsensus, por vetëm kundrejt një dëshmpërblimi, i cili është 300 mijë euro.

Mënyra e largimit të tij ishte e njëjtë me atë të ish-trajnerit të Argjentinës, Horge Sampaoli që përfitoi 2 milion euro dhe ish-teknikun e Chelseas, Antonio Konte, i cili mori rreth 9 milion euro dëshmpërblim.

Tani qëndërmbrojtësit i duhet të gjejë një ekip, ku mund të luajë rregullisht për të mos humbur vendin e titullarit në Kombëtare, teksa interes për shërbimet e tij kanë shfaqur Palermo në Itali, Deportivo La Korunja në Spanjë dhe Trabzonspori në Turqi.

Të fundit