Flash News

KRYESORE

May dhe Trump takohen në Londër: Të zgjerojmë tregtinë Britani-SHBA

May dhe Trump takohen në Londër: Të zgjerojmë tregtinë

Gjatë takimit të tyre në Londër të martën, në vijim të vizitës së Presidentit Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump në Britani, Presidenti Trump dhe Kryeministrja britanike Theresa May shprehën dëshirën për të zgjeruar tregtinë midis vendeve të tyre.

Duke folur në një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të biznesit, Trump tha se ai mendon që të dyja palët do të arrijnë një "marrëveshje tregtare shumë thelbësore, e cila të jetë "shumë e drejtë".

May tha se Britania dhe Shtetet e Bashkuara mund ta zgjerojnë partneritetin e tyre ekonomik me një marrëveshje tregtie dypalëshe dhe se qeveria e saj beson tek “mbajtja e tregjeve të lira, të drejta dhe të hapura".

Përveç bisedimeve me krerët e biznesit, Presidenti Trump dhe Kryeministrja May po mbajnë të martën bisedime dypalëshe dhe një drekë pune dhe më pas kanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidenti Trump dhe gruaja e tij Melania do të kenë më vonë një darkë me Princin Charles dhe me gruan e tij, Camilla, dukeshën e Cornwall. (Voa)

Të fundit