Flash News

KRYESORE

"May po nxit anti-liberalizmin", 'The Economist' voton kundër konservatorëve dhe laburistëve në zgjedhjet e 8 qershorit

"May po nxit anti-liberalizmin", 'The Economist' voton

E përjavshmja prestigjioze, “The Economist” modeli i liberalizmit vendosi të mbështesë partinë eurofile të liberal-demokratëve në zgjedhjet legjislative të 8 qershorit, duke shfaqur pakënaqësi në pushtet dhe opozitës laburiste.

Gazeta vletëson se konservatorët dhe laburistët i kanë kthyer shpinën liberalizmit dhe thekson se zgjedhja e saj nuk ishte spontane, meqënëse lib-demokratët nuk kanë veçse 9 deputetë dhe asnjë mundësi fitoreje në këto zgjedhje.

'The Economist' kishte mbështetur konservatorin David Cameron gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në 2015, por kundërshton Theresa May qëndrim e saj pro një Brexit ‘të vështirë” ose një dalje nga Bashkimi Evropian duke përfshirë një dalje nga tregu i përbashkët për të rivënë kontrollin e imigracionit.

“May po përgatit daljen nga tregu i përbashkët më keq akoma, ajo parashikon të ulë në dy të tretat statistikat migratore. Ajo po nxit anti-liberalizmin”, citon gazeta.

Të fundit