Flash News

KRYESORE

Mazhoranca dhe opozita gjejnë dakordësinë për komisionin e reformës zgjedhore, flet Spaho

Mazhoranca dhe opozita gjejnë dakordësinë për komisionin e

Në mbledhje u diskutua për ngritjen e komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, ku të gjitha palët politike kanë rënë dakord në parim për nisjen sa më parë nga puna të tij.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, në një dalje për mediat pas mbledhjes tha se po punohet për të finalizuar objektin, përbërjen dhe kohën.

Nëse përmbyllet deri nesër, tha ai, do të kalojë në seancë, në të kundërt javën e ardhshme.

“Domosdoshmëria e realizimit të një reforme të tillë, është objektivi kryesor i PD në këtë legjislaturë bazuar në femomene shumë negative në zgjedhjet e 2013, 2015, 2017, veçanërisht blerja e votës. Në lidhje me këtë çështje dëshirojmë që Komisioni të ketë kohën e nevojshme. Të mos përsëritet eksperienca e viteve të shkuara ku Komisioni është krijuar në periudha afër zgjedhjeve dhe për rrjedhojë nuk ka pasur mundësi të kryejë punën e planifikuar, përfshirë edhe rekomandimit e OSBE-ODIHR.

Theksova që duhet të fillojë punë një orë e më parë në mënyrë që në zgjedhjet vendore të 2019 të mund të realizojmë objektivin më të rëndësishëm të kësaj pakete që është votimi dhe numërimi elektronik. Ka dhe një premtim nga Kryeministri në maj të këtij viti, ku u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme do të votohet dhe do të numërohen në mënyrë elektronike. Prandaj insistuam që Komisioni të fillojë sa më parë nga puna dhe besoj se do fillojë shpejt pasi në parim u shprehën dakord edhe përfaqësuesit e mazhorancës por edhe partia tjetër në opozitë, LSI. Po punohet nga palët për të finalizuar objektin, përbërjen dhe kohën.Nëse do arrijmë t'i mbyllim deri nesër do të kalojë në seancë, në të kundërt në seancën më të parë, që i bie javën e ardhshme”, u shpreh ndër të tjera Spaho.

Të fundit