Flash News

KRYESORE

Mazhoranca dhe opozita përplasje për identifikimin biometrik, Bylykbashi: Po synojnë të marrin kontrollin e komisioneve

Mazhoranca dhe opozita përplasje për identifikimin biometrik,

Siguria në procesin zgjedhor ka qenë pika më e nxehtë e debatit midis palëve politike mazhorancë- opozitë në tryezën e Reformës Zgjedhore ditën e sotme.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në një prononcim për mediat pak pas përfundimit të mbledhjes u shpreh se mazhoranca nuk ka qenë dakord me identifikimin biometrik në çdo qendër votimi.

Po ashtu, Bylykbazhi ka hedhur akuza ndaj mazhorancës duke thënë se kjo e fundit “po synon të marrë kontrollin e komisioneve.”

“Mazhoranca nuk është e gatshme për identifikimin biometrik dhe votimin e elektronik. Është e vështirë që të arrihet kompromis për çështje të tjera, ajo që presim ne është që mazhoraca të vijë me ide të qarta në mbledhjen e nesërme për votimin dhe identifikimin elektronik. Ata vunë në pikëpyetje që kjo gjë të realizohej, mazhoranca kërkon që të ketë dakordësi në letër dhe të mos zbatohet asnjë më pas, por opozita e ka bërë të qartë që kjo gjë nuk do lejohet.

Mazhoranca bëri të qartë që synon të marrë kontrollin e komisioneve”, tha Bylykbashi.

Përsa u përket çështjeve për policinë dhe prokurorinë, përfaqësuesi demokrat në Zgjedhore ka theksuar se SPAK-u është institucioni i vetem që heton krimin zgjedhor dhe se nuk ka pasur një dakordësi për çështjen e policisë.

Të fundit