Flash News

KRYESORE

Mazhoranca e Ramës rrëzoi nismën e opozitës, sondazhi tregon se 95% e shqiptarëve duan vetting në politikë

Mazhoranca e Ramës rrëzoi nismën e opozitës, sondazhi tregon

Opozita shqiptare propozoi disa muaj më parë nisjen e një procesi vetting-u për politikanët në Shqipëri. Kjo nismë gjeti menjëherë reagimin e ashpër të mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama, e cila e kundërshtoi me çdo formë. Deputetët socialistë votuan kundër në Kuvend për projektligjin e opozitës.

Por sipas një sondazhi të realizuar nga ‘Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë’ rezulton se 94.52% e shqiptarëve e mbështesin vetting-un për politikanët, ndërkohë që procesi kundërshtohet vetëm nga 5.48%.

Ky tregues, thanë autorët e studimit, dëshmon për pritshmëritë e qytetarëve nga drejtësia e munguar si dhe një apel që pandëshkueshmëria të marrë fund.

Sipas tyre, kjo shifër e lartë tregon se “ka një koalicion të gjerë të qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, që të bëhet një pastrim i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin, korrupsionin, abuzimin me ligjin dhe fondet publike.

‘Zëri i Amerikës’ raporton sondazhin e gjermanëve për Shqipërinë: Pa punë, pa kursime, pa shpresa, gati për mërgim 

Të fundit