Flash News

KRYESORE

Mazhoranca e vetme në zgjedhje, Strazimiri: Më 30 qershor bllokojmë procesin e votimit

Mazhoranca e vetme në zgjedhje, Strazimiri: Më 30 qershor

Në mungesë të gjetjes së një zgjidhje për krizën politike, ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri parlajmëron se më 30 qershor, opozita do të bllokojë procesin e votimit.

Strazimiri argumenton se vetëpërjashtimi i opozitës i bën nder vendit, pasi mazhoranca nuk është e aftë të organizojë zgjedhe demokratike.

 “Jemi vetëpërjashtuar dhe do të bllokojmë një proces votimi dhe jo një proces zgjedhjesh. Sistemi funksionon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe jo përmes influencave kriminale. Përmes përballjes së alternativave dhe jo përmes influencave kriminale. Jemi vetëpërjashtuar dhe i bëjmë nder vetes dhe vendit me këtë qëndrim. Të thuash sot që do të bëjmë votime demokratike, është njësoj  siç thoshte Ramiz Alia në '87”, nënvizon Strazimi.

Që prej muajit shkurt, opozita e bashkuar dogji mandatet dhe kërkon largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Kryeministri shihet si rrezik për zgjedhje të lira dhe të ndershme, referuar precedentëve të zgjedhjeve të 2015-ës dhe 2017-ës.

Të fundit