Flash News

KRYESORE

Mazhoranca i hap rrugë shembjes së teatrit, ironizon dhëndri i Berishës: A ka njeri aty tru apo veç zorrë të trashë

Mazhoranca i hap rrugë shembjes së teatrit, ironizon dhëndri i

Ditën e djeshme, deputetët e mazhorancës kanë miratuar ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ky ligj u votua me 75 vota pro, të cilët votuan ndryshimet në ligj, pas kthimit në Kuvend nga presidenti Ilir Meta, duke hapur garën për kompanitë e tjera të interesuara në garë, veç Fusha shpk.

Miratimi i ligjit në Kuvend ka ngjallur reagime të shumta. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka ironizuar qëndrimin e deputetëve të mazhorancës, pasi votuan në mënyrë unanime për kalimin e këtij ligji.

“Votimi unanim për shembjen e teatrit.

Me votim unanim shpalli luftë ndaj Amerikës edhe Hitleri.

Puna është a mendon njeri në atë stallë? A ka njeri aty tru dhe integritet apo veç zorrë të trashë?”, shkruan Malltezi.

Të fundit