Flash News

KRYESORE

Mazhoranca kërkon 84 vota për projektligjin e magjistraturës, opozita dërgon në Kuvend vetëm dy përfaqësues

Mazhoranca kërkon 84 vota për projektligjin e magjistraturës,

Opozita ka vendosur të bojkotojë seancën e ditës së sotme, ku Kuvendi pritet të kalojë në votim një ndryshim në projektligjin e magjistraturës.

Ky vendim ka ardhur në shenjë proteste për falsifikim të votave në seancën e kaluar kur u votua projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar. Për këtë arsye, PD ka vendosur të bojkotojë edhe komisionet parlamentare.

Në këtë seancë, opozita ka dërguar në seancë vetëm dy përfaqësues, kreun e Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili dhe atë të PD, Edmond Spaho.

Për të kaluar këtë projektligj kërkohen 84 vota, ose sic njihet ndryshe shumica e cilësuar. PS në këto kushte i duhen edhe 5 vota.

 

Të fundit