Flash News

KRYESORE

Mazhoranca miraton ndryshimet e Kodit Zgjedhor, 23 vota i siguron nga opozita parlamentare

Mazhoranca miraton ndryshimet e Kodit Zgjedhor, 23 vota i siguron nga opozita

Kuvendi ka miratuar me 97 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor nga 84 që ishin të nevojshme për shkak të votimit të cilësuar, një numër ky edhe më i madh deputetësh sesa ata që votuan për ndryshimet Kushtetuese.

Po ashtu, 15 deputetë kanë votuar kundër ndryshimeve në Kod dhe 5 të tjerë kanë abstenuar. Kodi zgjedhor është miratuar me ato ndryshime të propozuara nga opozita javën e kaluar. Ndërkaq, edhe çështja e listave është adresuar në këtë kohë zgjedhor, por kjo lë vend për interpretim.

Mësohet se, votimi nga palët është bërë si në cdo seancë me fletë dhe jo me elektronikë, me qëllim respektimin e protokollit anti-Covid.

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me përplasje të shumta verbale dhe nga ana e deputetëve por jo vetëm, referuar qëndrimeve mbi Kodin Zgjedhor.

Ndryshimet që parashikohen në Kod: 

Ndryshimi i parë:  Ulja nga 3% në 1%, të pragut që duhet të arrijnë subjektet zgjedhore për të përfituar nga shpërndarja e mandateve.

Ndryshimi i dytë: Neni 163 që përcakton shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues të listës. Parashikohet që renditja e kandidatëve që përfitojnë mandat ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti sipas nenit 162 të këtij Kodi, por jo më shumë se 10,000 vota.

Ndryshimi i tretë: ka të bëjë me detyrimin për ri-rënditjen e pjesës së parë të listës që korrespondon me mandatet e fituara ashtu sikurse ri-renditjen e pjesës së dytë të listës, bazuar mbi rezultatin e votave preferenciale.

Pra,nëse në pjesën e dytë të listës rezulton se një ose disa kandidat kanë numër votash më të lartë se herësi, përfitojnë mandat duke zëvendësuar kandidatin/tët e fundit në renditje që do të përfitonin mandat sipas renditjes së pjesës së parë të listës, bazuar në votat që ka marrë secili prej tyre dhe kur ata kanë më pak vota preferenciale. Në këtë formë garantohet që kandidati i cili ngjitet nga pjesa e dytë e listës tek ajo fituese sposton poshtë dhe i zë vendin kandidatit që ka numrin më të vogël të votave preferenciale. Ky rregull nuk zbatohet nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë më pak të përfaqësuar.

Ndryshimi i katërt:  parashikohet në nenin 67, ku përcaktohet se kryetari i partisë në zgjedhje kur ajo konkurron e vetme, ose partisë udhëheqëse të koalicionit kur garojnë disa parti sëbashku në një listë, mund të regjistrohet njëkohësisht deri në katër zona zgjedhore.

Të gjitha nenet e tjera të amendamenteve, përfshirë ato që kanë të bëjnë me përkufizimin për koalicionet mbeten të njëjta me propozimin fillestar të bërë publik nga Partia Socialiste dhe të depozituar në Kuvend.

Meta ‘kërcënon’ deputetët e opozitës: Do t’ju nxjerrë emrat!

Presidenti Ilir Meta la për një moment në plan të dytë takimin me Presidentin Xhaferoviç për t’u dhënë një paralajmërim të fundit deputetëve të opozitës se çfarë pritet të ndodh me ta pas votimit të ndryshimit të Kodit. Meta u bëri thirrje të mos votonin pusht-pushtetin, duke shtuar se kushdo që merrte një hap të tillë do t’i publikonte emrin dhe përgjëgjësia për këtë shkelje do të ishte individuale.

Hajdari bllokon foltoren e Kuvendit:

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka kërkuar që seanca e sotme plenare të mbyllet pasi sipas saj është një aktrim i turpshëm. Kuvendi sipas saj është kthyer në vendin ku bëhen pazare. E njëjta gjë, sipas saj po bëhet edhe me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, prandaj iu bën thirrje kolegëve deputetë ta ndalin këtë seancë. Pas fjalës së saj në seancë Hajdari zgjodhi t’i bllokonte foltoren kryeministrit Rama për t’mos e lënë të flas.

Rama i kundërpërgjigjet Metës: S’ke as kapacitet moral e as mendor! Këtë që bëre ti, nuk e ka bërë as Saliu

Teksa i bënte moral për sjelljen deputetes demokrate, Rama ka këputur gjithë fillin e bisedës për të kaluar tek fjalimi i Metës. I irrituar nga deklarata e Presidentit, Rama ka zgjedhur që inatin ta shkarkojë tek sjellja e tij, kur thotë: “ska faji Hajdari kur shembullin më negativ e jep i pari Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që nuk ka kapacitetin mendor dhe moral të përmbahet edhe kur është në krah të një përfaqësuesi të huaj.”

Përplasja Valteri-Gjiknuri në oborrin e Kuvendit:

Një episod i pakëndëshëm ishte ai mes deputetit të opozitës Halit Valteri dhe deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri. Valteri pretendon se pas një mesazhi kërcënues të marrë nga Gjiknuri, ka vendosur të dalë nga sala e Kuvendit për t’i kërkuar këtij të fundit sqarim. Ajo çka nisi si një përplasje verbale mund të kishte denigruar në diçka tjetër më të dhunshme nëse sdo të kishte ndërhyrë Garda e Republikës për t’i ndarë. Referuar këtij fragmenti, Gjiknuri ka mohuar pretendimet e Valterit.

Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, Basha: Akti i sotëm antikushtetues! Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës

Kreu i Partisë Demokratike e ka cilësuar si anti-kushtetuese votimin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor në seancën e sotme parlamentare. Për Bashën ky është hapi i fundit i Ramës drejt greminës.

Të fundit