Flash News

KRYESORE

Mazhoranca nis fushatën, Basha: Tirania i ka orët e numëruara. Të bashkuar për liri e demokraci

Mazhoranca nis fushatën, Basha: Tirania i ka orët e numëruara.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka replikuar me kryeministrin Edi Rama që dje hapi zyrtarisht fushatën elektorale të 30 qershorit, edhe pse opozita i ka bojkotuar. Basha paralajmëron se numërimi mbrapsht për Edi Ramën ka filluar dhe se tirania në vend i ka orët e numëruara, pasi zgjedhje pa opozitën nuk organizohen në asnjë vend të botës.

“Ky komb është bashkuar në histori drejt kauzave të mëdha dhe me bashkimin e tij ka bërë të mundur largimin e të keqes dhe ka hapur rrugën drejt përparimit të tij. Kështu e hodhëm diktaturën, kështu u anëtarësuam në NATO dhe hoqëm vizat me BE.

Kurrë më parë, nuk ka qenë përmbledhur në një grusht banditësh, oligarkësh dhe politikanësh kriminelë me në krye Edi Ramën. Kjo kauzë do të zgjidhet me vlera, me besim, me kurajo, por vetëm pasi të largojmë fajtorin kryesor. Rama ik. Orët e tiranisë po numërohen mbrapsht. Ora e lirisë po afron. Rama ik. Askush nuk e ndal fuqinë e një populli të bashkuar për liri e demokraci”, u shpreh Basha.

Para Kryeministritsë, ai shtoi se Edi Rama ka kapur të gjitha institucionet, ku më e fundit është Akademia e Shkencave.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/etKHl2UF52mLeA2rIUDU_02_624da5ff7482f045192a167e4bd13236_video_360p_converted.mp4"][/video]

Të fundit