Flash News

KRYESORE

Mazhoranca nuk distancohet nga Dako, ministri Lleshaj: Përgjimet nuk janë prova

Mazhoranca nuk distancohet nga Dako, ministri Lleshaj: Përgjimet nuk

Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk po jep asnjë shenjë distancimi nga Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit, dhe zyrtarët e tjerë të Partisë Socialiste që janë përgjuar nga Prokuroria në komunikime të shpeshta me anëtarët e bandës Avdylaj.

I fundit që nuk ka pranuar të distancohet nga ky skandal është ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ka deklaruar në një interivstë për ‘DW’ se përgjitmet nuk janë prova. Ai tha se kjo çështje është nën hetim dhe duhet të pritet rezultati.

“Unë nuk besoj se një publikim i tillë prish imazhin e Shqipërisë. Besoj se çështja duhet të merret me qetësinë e duhur sepse bëhet fjalë për një çështje që është në proces hetimor. Kjo është thjesht një rrjedhje pa autorizim nga një proces hetimor në zhvillim. Duhet të presim fundin. Nuk duhet të kërcejmë te konkluzionet shumë herët sepse besoj se i bëjmë keq procesit. Unë mendoj se ajo që është publikuar në mediat gjermane është pjesë e një dosje hetimore që po zhvillohet. Përgjimet nuk janë prova, janë indicie që të çojnë te provat”, ka deklaruar Lleshaj.

Gazeta gjermane ‘Bild’ publikoi dje pesë audio-përgjime të reja nga dosja 399 ku vërtetohet lidhja e fortë e Vangjush Dakos me bandën Avdylaj dhe manipulimi i votave në zgjedhjet parlamentare.

Të fundit