Flash News

KRYESORE

Mazhoranca Pro shembjes së Teatrit, deputeti thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës

Mazhoranca Pro shembjes së Teatrit, deputeti thirrje qytetarëve

Ditën e djeshme mazhoranca rrëzoi dekretin e presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta për ligjin e Teatrit Kombëtar, duke i hapur rrugë shembjes së tij.

Pas këtij vendimi ka reaguar kreu i grupit parlametar të Partisë Demokratike Edmond Spaho. Ai i bën thirrje në Facebook të gjithë qytetarëve që të bashkohen dhe të protestojnë kundër shembjes së Teatrit.

Reagimi i plotë i Spahos:

Maxhoranca me forcen e kartonit vendosi te prishe Teatrin Kombetar.

Vetem talebanet kane prishur objekte kulturore. Talebanet e Afganistanit i prishen objektet kulturore gjoja ne emer te fese.

Talebanet tane duan ta prishin Teatrin ne emer te parase, "feja" e vetme qe ata njohin.

Ne Mosken e "lindjes" jane 300 teatro, ne Sofje vetem ne qendren historike jane 6 teatro. Perse ne te "perendimit" duhet te prishim te vetmin teater qe kemi?

Eshte ne dinjitetin e te gjitheve ne qe te mos i lejojme me cdo mjet qe te prishin teatrin i cili eshte nga te paktat objekte kulturore dhe historike qe nga fillimet e Tiranes si kryeqytet dhe nje nga shembujt e arkitektures mesdhetare ne rajon.

Bashkojuni protestes dhe levizjes per mbrojtjen e Teatrit Kombetar.

Të fundit