Flash News

KRYESORE

Mazhoranca refuzon debatin për dekretet, opozita largohet nga salla e Kuvendit

Mazhoranca refuzon debatin për dekretet, opozita largohet nga salla e

Ka nisur me tension dhe debate sesioni i ri parlamentar. Opozita kërkoi që votimi i dekreteve të Presidentit sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeverisës, të bëhej me debat dhe për këtë kishte depozituar edhe kërkesën në Kuvend.

Kërkesa u bë e ditur në sallën e Kuvendit nga krerët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Por kjo kërkesë e opozitës nuk u pranua nga ana e mazhorancës e cila, përmes kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se votimi i dekreteve nuk mund të bëhet me debat.

Pas këtyre diskutimeve, kreu i Kuvendit njoftoi hapjen e votimit, ndërkohë që deputetët e opozitës u larguan nga salla.

Të fundit