Flash News

KRYESORE

Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për teatrin, vjen reagimi i parë: "Plumb për armikun"

Fill pas vendimit të mazhorancës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për ligjin e Teatrit Kombëtar, vjen edhe reagimi i parë.

Regjisori, i njohur edhe si një nga zërat më kritikë të këtij debati, Kastriot Çipi reagon duke i cilësuar deputetët e mazhorancës si ushtarët e partisë që votuan brenda dy minutash një dekret të presidentit.

“Ushtarët e Partisë në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese sapo diskutuan dy minuta dhe votuan në minutën e tretë për të rrëzuar dekretin e Presidentit që kërkon rrëzimin e projekt-ligjit antikushtetues për shembjen e teatrove kombëtare.

70 ushtarët e tjerë do të japin votën e tyre "plumb për armikun" pas fillimit te seancës plenare në ora 10”, shkruan regjisori.

Në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, mazhoranca votoi kthimin e ligjit sërish në Kuvend, dhe pritet të votohet sërish sot në seancën plenare.

Të fundit