Flash News

E-TJERA

Mazhoranca sot në sfidën e 84 votave, një ditë pas përplasjeve të forta

Mazhoranca sot në sfidën e 84 votave, një ditë pas

Seanca plenare e radhës e Kuvendit ka sot në rend dite diskutimin e shtatë nga 27 projektligjet e paketës që rregullojnë funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas miratimit të reformës kushtetuese.

Ndër pr/ligjet, për nga rëndësia, veçohen ndërhyrjet në kodet e procedurave, sidomos ato në kodin e procedurës penale dhe civile, por dhe ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, pr/ligji “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative”, ai “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, etj.

Miratimi i këtyre akteve kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash, ndaj dhe pritet një pjesëmarrje sa më e plotë e deputetëve të mazhorancës në seancë, ndërkohë që opozita vijon të bojkotojë punimet e parlamentit.

PS-LSI do t’u duhet të bashkojnë votat një ditë pas përplasjeve të forta, ku veccohet deklarata e deputetes Monika Kryemadhi, e cila theksoi se qeveria vazhdon të qëndrojë vetëm për të mos futur vendin në kaos.

Protesta e Partisë Demokratike ka hyrë sot në ditën e 41-të dhe zyrtarë të saj janë të vendosur të mos tërheqen nga kërkesa e tyre për një qeveri teknike që do të garantoje zgjedhje të lira e të ndershme.

Të fundit