Flash News

KRYESORE

Mazhoranca zbut tonet pas takimit me zyrtarin amerikan, premton bashkëpunim me opozitën

Mazhoranca zbut tonet pas takimit me zyrtarin amerikan, premton bashkëpunim

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati shprehet se ata janë gati të ulen ne tryezë me opozitën për të zgjidhur ngërçin politik, me kushtin që të mos i dorëzojnë pushtetin në tavolinë. Qëndrimi i zbutur i Ferhatit, vjen pas takimin me zyrtarin e lartë amerikan David Kostelancik, i cili i kërkoi kryeministrin të ulen me opozitën për zgjidhjen e krizës brenda kornizave kushtetues.

“Klima politike në vend? Kemi përgjegjësi shumë të madhe të bashkëpunojmë me opozitën parlamentare së pari në lidhje me disa reforma, përfshirë dhe reformën zgjedhore, por edhe për zbatimin e reformës në drejtësi sepse Kuvendi së shpejti duhet të zgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të plotësuar të paktën dy vakanca. Ky është hap përpara në zbatimin e reformës në drejtësi. Sa i takon bashkëpunimit politik me aktorët që nuk janë në Kuvend e kemi dhe njëherë të hapur sa i takon reformës zgjedhore. E kemi shprehur disa herë që po të jetë çështja për të negociuar për çështje të ndryshme brenda kornizave kushtetuese jemi të gatshëm për gjithçka, por negociata siç kanë kërkuar për pushtet në tavolinë nuk kanë për t’u pranuar”, deklaroi Ferhati në Abc News.

Kostelancik zhvilloi takime me përfaqësuesit më të lartë politik, si: Edi Rama, Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin, Gramoz Ruçin dhe Taulant Ballën.

Të fundit