Flash News

KRYESORE

Mbahet për herë të parë Samiti i NATO-s në Tiranë, Meta: Pjesë e Aleancës edhe Kosova, Maqedonia dhe Bosnja

Mbahet për herë të parë Samiti i NATO-s në Tiranë,

Zhvillohet për herë të parë në Tiranë, Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar paraditen e të premtes dhe  janë pritur në takime të veçanta nga Presidenti Ilir Meta dhe nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Me rastin e zhvillimit për herë të parë në Tiranë të Konferencës vjetore të Komitetit Ushtarak të NATOS, u mbajt mbrëmjen e sotme një takim gala në ambientet e Pallatit të Brigadave,  ku ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të Aleancës.

Në fjalën e tij, si i ftuar Nderi në takimin gala,Kreu i Shtetit, Ilir Meta, njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura, deklaroi se Shqipëria mbështet zgjerimin e Aleancës drejt vendeve të rajonit si Kosova, Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina.

Fillimisht Meta e vlerësoi në krye të herës mbajtjen e kësaj konference në vendin tonë, që sipas tij, “janë të dobishme për të shkëmbyer ide e përvoja, për të gjetur zgjidhje për sfidat e përbashkëta që vendet tona përballin, por pse jo, edhe për t’u njohur e afruar më shumë me njëri-tjetrin”.

“Për ata që e kanë vizituar më herët Shqipërinë, besoj është i lehtë konstatimi i një transformimi rrënjësor të vendit në të gjitha drejtimet. Me krenari ju pohoj se katalizator i këtij transformimi të gjithanshëm ka qenë orientimi i qartë dhe i paekuivok i Shqipërisë dhe shqiptarëve drejt Perëndimit, drejt vlerave më sublime të mishëruara në familjen e madhe euro-atlantike”, deklaroi Meta.

Ai vuri në dukje sfidat me të cilat po përballet aleanca dhe secili prej vendeve tona si terrorizmi dhe krimi i organizuar, “Luftëtarët e Huaj” dhe emigracioni i paligjshëm.” Ndaj e gjej me vend të theksoj dy shtyllat bazë mbi të cilat ne kemi orientuar punën tonë në përgjigje të këtyre sfidave madhore: Së pari, bashkëpunimi i ndërsjelltë, të cilin e konsideroj shumë të rëndësishëm për t’u bërë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët, bazuar në solidaritet dhe kapacitet, në gatishmëri për të mbrojtur vlerat e parimet dhe respektit për ligjin ndërkombëtar.  Dhe së dyti, vazhdimi i reformave për vijimin e transformimit, modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve së Forcave të Armatosura, përmbushja e detyrimeve dhe angazhimeve në kuadër të Aleancës, përfshirë përmirësimin e buxhetit të mbrojtjes në përputhje me angazhimet e mara në Samitin e Uellsit”, nëvizoi Kreu i Shtetit.

Në qendër të diskutimeve gjatë konferencës do të jetë angazhimi i vendeve në Luftën kundër Terrorizmit, Iniciativën për Ndërtimin dhe ngritjen e Kapaciteteve të Mbrojtjes në Irak.

Gjithashtu në diskutimet nga Tirana do të përcillen rekomandimet mbi misionet mbështetëseve në Afganistan dhe KFOR-in në Kosovë.

Në fund të takimit në Shqipëri, shefat e shtabit do të zgjedhin Kryetarin e ardhshëm të Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili do të marrë detyrën në vitin 2018.

Të fundit