Flash News

KRYESORE

Mbahet premtimi, familja Aga bëhet me banesë të re para Vitit të Ri

Mbahet premtimi, familja Aga bëhet me banesë të re para Vitit

I premtoi shtëpi të re pas tërmetit, Veliaj dhe Rama i dorëzojnë çelësin familjes së Rifat Agës, me gjashtë anëtarë. Familja me gjashtë anëtarë e Rifat Agës do të mund ta kalojë Vitin e Ri në një banesë të re, pasi e vjetra u dëmtua si pasojë e tërmetit në shtator.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte bashkë me kryeministrin Edi Rama në familjen e efektivit të policisë rrugore Rifat Aga për t‘i dorëzuar çelësat e banesës së re.

“Në planin afatgjatë, nuk do vazhdojmë më me shtëpi majë kodrash, sepse vërtetë mund të bëjmë një kanal këtu, por për çdo shtëpi në majë të një kodre, duhen shumë kanale. Kështu që edhe Rifati do na ndihmojë që t’i komunikojë banorëve këtu, që me tërmetin e dytë, ne do t’i grumbullojmë në Vaqarr shtëpitë. Për tërmetin e dytë do t’i grupojmë në Vaqarr dhe do shpëtojnë”, tha Veliaj për planin e bashkisë për lagjet e reja.

Rifat Aga, i cili punon prej 30 vitesh punon në Policinë e Rendit falënderoi Bashkinë e Tiranës dhe kompaninë e ndërtimit të drejtuar nga Avenir Kika që bëri të mundur rindërtimin e shtëpisë.

Të fundit