Flash News

KRYESORE

Mbahet sot seanca për Azem Hajdarin, avokati i Izet Haxhisë: Veç Berishës, kemi dëshmitarë që s'janë pyetur kurrë më parë

Mbahet sot seanca për Azem Hajdarin, avokati i Izet Haxhisë:

Gjykata penale e Tiranës pritet të zhvillojë seancën e parë gjyqësore për Izet Haxhinë, e para pas rinisjes nga fillimi të gjykimit të çështjes së vrasjes së  Azem Hajdarit.

Avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri bëri me dije se përveç ish- kryeministrit Sali Berisha e dy motrave Haklaj, do të thirren edhe dëshimtarë të rinj të cilët nuk janë pyetur kurrë më parë.

“Nesër do të paraqesim parashtrimet hyrëse, çfarë synojmë të arrijmë në këtë gjykim ne si palë mbrojtëse e Izet Haxhisë, do të parashtrojmë të vërtetën e ngjarjes së 12 shtatorit 1998, pozicionin e Izet Haxhisë me këtë ngjarje, ku ndodhej ai dhe përse, a ka ose jo lidhje Izet Haxhia me këtë krim dhe kush janë ata që e implikojnë padrejtësisht atë, për çfarë motive dhe interesa e bëjnë këtë gjë... Dhe për të provuar këtë pafajësi të Izet Haxhisë, do paraqesim një numur provash, duke filluar nga thirrja si dëshmitarë okular të Zenel Neza e Jaho Mulosmani, deri te Aishe Haklaj, Zylfije Haklaj, Sali Berisha, Sali Lusha, Afrim Krasniqi, Ylli Rakipi, Shaban Memia, Fisnik Sina,  Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, etj. Do kërkojmë edhe një numur të konsiderueshëm tabulate telefonike të ditës së ngjarjes, të cilat zbulojnë motivin e vrasjes dhe bashkëpunëtorët real që kryen vrasjen e Azem Hajdarit. Kemi edhe një numër dëshmitarë të cilët do të përbëjnë risi për proçesin, që nuk janë pyetur kurrë më parë”, tha ditën e djeshme Haxhia.

Kujtojmë se, çështja Hajdari u kthye në vëmendje pak ditë më parë, ndërsa ish- kryeministri Sali Berisha mohoi të ketë pasur një fletëthirrje për të dëshmuar. Kjo deklaratë e Bershës u hodh poshtë nga avokati, i cili theksoi se ish-kryeministri është thirrur dy herë në gjykatë, në datë 8 qershor dhe 30 korrik 2001.

Të fundit