Flash News

KRYESORE

Mbahu, Portugali! 50 mijë maska mbrojtëse po vijnë nga CR7

Mbahu, Portugali! 50 mijë maska mbrojtëse po vijnë nga CR7

Cristiano Ronaldo nuk njihet rastësisht si "shpëtimtar" në Portugali. Futbolli nuk është gjithë platforma e tij, me të cilën ai ndihmon portugezët.

Sulmuesi i Juventusit shpesh bën edhe gjeste të jashtëzakonshme humanitare. Gazeta "AS" raporton se bashkë me agjentin e tij, Jorge Mendes, Cristiano do të blejë produkte të ndryshme mjekësore në ndihmë të spitaleve në luftën me koronavirusin.

Bëhet fjalë për rreth 50 mijë maska mbrojtëse, që do të blihen për spitalin Sao Joao të Portos. Mendes do të udhëzojë edhe futbollistët e tjerë që ka në menaxhim, për t'u bashkuar në nisma të tilla.

Të fundit