Flash News

KRYESORE

“Mbaje mend këtë fytyrë”, Berisha reagon pas kërcënimit të deputetit Shehaj nga kryeinspektori i IKMT-së në Jalë

“Mbaje mend këtë fytyrë”, Berisha reagon pas

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon për herë të parë lidhur me përplasjen e shënuar ditën e djeshme gjatë aksionit të IKMT-së, për shembjen e 9 ndërtesave pa leje në Jalë.

Inspektori i IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta kërcënoi deputetin demokrat Agron Shehaj, i cili u gjend pranë banorëve të prekur nga aksioni.

Berisha e cilëson ngjarjen një akt kriminal dhe armiqësor ndaj deputetëve të opozitës.

“Kërcënimi nga bandat e narko-qeverisë i deputetit te Vlorës Agron Shehaj, në detyrë e në mbrojtje të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, përbën një akt kriminal dhe armiqësor të Edvin Kristaq Rames ndaj opozitës”, shkruan Berisha.

Të fundit