All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Mbajte Xhafajn, por lëshove Roshin e Tahirin, pse duhet t’ju besojnë shqiptarët?" Si u përgjigj Edi Rama

"Mbajte Xhafajn, por lëshove Roshin e Tahirin, pse duhet t’ju
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama u ndesh para disa pyetjeve të vështira sot nga gazetarët, pak pasi mbërriti në Rinas nga samiti i Sofjes në Bullgari.

All - Paragraf - 3

Një ndër pyetjet e drejtuara shefit të qeverisë ishte se pse duhet ta besojnë shqiptarët kur tha se do të mbajë në qeveri ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në kushtet kur në të njëjtat pozita ishte edhe me ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi dhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa sot janë nën hetim nga drejtësia.

Rama tha se me shqiptarët merret vesh vetë dhe se ato që ka thënë deri tani nuk i heq asnjë presje.

“Me shqiptarët merrem vesh vetë. Kam qëndruar strikt edhe në rastet që ju me përmendni edhe të njëjtin qëndrim do të mbaja po të kthehesha pas në kohë. Në rastin e dytë nuk i heq asnjë presje për ato që kam thënë, për Tahirin. Nuk kuptoj ku lidhen këto. Përgjigje që më duhet për të vendosur nëse është cenuar moralisht figura e Xhafajt e kam marrë, ai do vazhdojë të jetë në krye të detyrës që e bën me përgjegjshmëri dhe rezultate”, u shpreh Rama.

 

 

Të fundit