Flash News

KRYESORE

Mbajti fjalën në Kuvend, Várhelyi ‘në siklet’: Më dhatë një vend ku ulen monarkët, s’jam i tillë; Deputetët e përcjellin me duartrokitje

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi ka dorëzuar sot në Tiranë progres-raportin e KE-së për Shqipërinë gjatë vitit 2020.

Takimi i parë zyrtar nisi në Kuvendin e Shqipërisë me një fjalim përpara qeverisë dhe deputetëve.

Që në nisje të fjalës së tij, komisioneri tha se ndihet në vështirësi, pasi ishte caktuar të ulet në një vend ku sipas tij ulen vetëm monarkët.

“Më vutë në një pozitë të vështirë së pari sepse më dhatë një vend ku besoj se duhet të ulen monarkët dhe unë nuk jam i tillë. Është nder për mua”, u shpreh Várhelyi , i cili dha mesazhe të qarta për politikën shqiptare dhe kushtet që duhen zbatuar nga institucionet për integrimin në BE.

Pas fjalës që mbajti, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin u përcoll me duartrokitje nga deputetët, të cilët e nderuan duke u ngritur edhe në këmbë.

Lexo edhe: 

https://politiko.al/varhelyi-apel-klases-politike-nga-kuvendi-reforma-zgjedhore-kusht-per-konferencen-e-pare-nderqeveritare-shqiperia-me-afer-se-kurre-be/

Të fundit