Flash News

KRYESORE

Mbajti në ankth për 5 orë Elbasanin, kush ishte Lefter Zhidru, 71-vjeçari që u ekzekutua nga RENEA në banesën e tij

Mbajti në ankth për 5 orë Elbasanin, kush ishte Lefter Zhidru,

Një ngjarje e pazakontë mbajti në ankth qytetin e Elbasanit ditën e sotme ( e enjte).

71-vjeçari Lefter Zhidru nuk u vetëdorëzua në momentin kur policia shkoi në banesë për ta shoqëruar, por zgjodhi të bëjë rezistencë duke qëlluar me armë zjarri.

Madje, pasi i qëlloi policisë plagosi dy kalimtarë të rastit.

Rezistenca zgjati 5 orë, ndërsa negociatat me ndërhyrjen e FNSH dhe forcat RENEA dështuan disa herë, deri kur pas orës 18.00 policia e ekzekutoi me armë në banesën e tij në lagjen “11 nëntori” në Elbasan.

Kush ishte Lefter Zhidru

Zhidru ishte nga Saranda dhe vitet e fundit ishte vendosur në Elbasan.

Ai ishte i divorcuar me gruan, me të cilën kishin një vajzë 14 vjeç dhe jetonte në të njëjtën banesën ku u eliminua.

Po ashtu, mësohet se ai ka patur më herët edhe një martesë tjetër të dështuar.

Kujtojmë se ishte ish-gruaja ajo e cila njoftoi sot policinë për dhunë në familje, por i moshuari bëri rezistencën që i kushtoi jetën.

Lexo edhe: 

https://politiko.al/terrorizoi-elbasanin-ekzekutohet-nga-renea-pas-5-oresh-rezistence-ne-banese-lefter-zhidru/

Të fundit