Flash News

KRYESORE

Mbajti peng të birin 17 vjeç, babai nga Berati goditi më sëpatë edhe dy policë

Mbajti peng të birin 17 vjeç, babai nga Berati goditi më

Një 40-vjeçar i divorcuar mbante të izoluar duke e kërcënuar me jetë djalin e tij 17-vjeçar, të cilin nuk e lejonte të dilte të dilte nga shtëpia prej disa ditësh.

Policia ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në lagjen “30-vjetori” në Berat.

Sipas policisë, gjatë arrestimit ai kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për t’ju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie.

Miri Duro, mësohet se ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga bashkëshortja e tij, e cila është larguar nga banesa. Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur te izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.

Pas denoncimit nga fqinjët e shqetësuar, uniformat blu dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.

Njoftimi i policisë:  

Mbante peng dhe e dhunonte psikologjikisht djalin e tij

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon konfliktin në familje, arrestohet autori.

Më datë 23.06.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.D, 43 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi në banesë në lagjen “30 Vjetori”, ka mbajtur peng djalin e tij shtetasin A.D, 17 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Shtetasi A.D gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për tju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 110, 236/2, 130/a dhe 274 të Kodit Penal.

Gjithashtu u përgatit Kërkesë Padia për Urdhër Mbrojtje të menjëhershëm, për shtetasin A.D.

Të fundit