Flash News

KRYESORE

Mbappe një “kërcënim” në rekordet e futbollit, kalon Messin dhe Ronaldon

Mbappe një “kërcënim” në rekordet e futbollit,

Ndonëse Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy figuart më të përfolura për rekordet e tyre në futboll, tashmë duket se ata duhet t’ia lirojnë fronin një tjetër talenti.

Bëhet fjalë për sulmuesin francez, Kylian Mbappe, i cili çdo dit e më shumë po habit me statistikat e tij në fushën e lojës.

Futbollisti 20-vjeçar numëron plot 90 gola të shënuar deri tani, 12 prej të cilëve I ka shënuar me ekipin e PSG-së.

Po t’i krahasosh këto shifra me Messin, kur kishte të njëjtën moshë, argjentinasi kishte shënuar vetëm 1/3-ën e atyre golave, pra 30, ndërsa Cristiano Ronaldo, kishte shënuar vetëm 27 gola.

Numrat konfirmojnë edhe njëherë se Kylian Mbappe do të jetë emri më i përfolur sa i përket karrierës së suksesshme në futboll, për 10-15 vitet e ardhshme.

Të fundit