Flash News

KRYESORE

Mbappe u soll keq pas zëvendësimit, Tuchel flet për të ardhmen e francezit

Mbappe u soll keq pas zëvendësimit, Tuchel flet për të

Kylian Mbappe po bëhet si Neymar. Sulmuesi i PSG-së nuk e priti mirë zëvendësimin në ndeshjen kundër Montpellier (PSG fitoi 5-0) dhe Thomas Tuchel nuk arriti të komunikojë si duhet me të.

Tekniku gjerman ka folur sot në konferencë për shtyp para ndeshjes me Nantesin dhe për të pati shumë pyetje për kampionin e botës. Ai foli edhe për të ardhmen e sulmuesit 21-vjeçar.

“Sigurisht që nuk ka asgjë personale mes meje dhe lojtarit. E di që nuk i pëlqen ta zëvendësoj. Askujt nuk i pëlqen, por dua t’u jap minuta edhe lojtarëve të tjerë. Jam i sigurt që në dhomat e zhveshjes vendimet kuptohen nga të gjithë. Këto gjëra nuk do ndikojnë tek e ardhmja e tij, pasi Kylian ka kontratë me PSG-në", u shpreh Tuchel.

Të fundit