Flash News

KRYESORE

Mbaron rrugëtimi i Tiranës në Champions, Crvena Zvezda shkon në fazën e tretë

Mbaron rrugëtimi i Tiranës në Champions, Crvena Zvezda shkon

Është mbyllur me rezultatin 0-1 përballja historike mes ekipit të Tiranës dhe atij serb të Crvena Zvezdës.

Serbët arritën të zhbllokonin rezultatin në pjesën e dytë, me Tomane i cili gjeti rrugën drejt portes në minutën e 61'.

Nëse Ernest Muçi në minutën e 59-të do ta kishte çuar në rrjetë atë top diagonal që iu përplas portierit në trup dhe më pas i erdhi në ndihmë shtylla pingule, tani do të kishim një festë kombëtare. Por këshillat e Gvozdenoviçit për të sulmuar nga ajri u bënë punë serbëve.

Kampionët e Shqipërisë ikin me kokën lart nga Champions, sepse luajtën si të barabartë me një kundërshtar që ka 20-fishin e buxhtetit të tyre.

Nuk e deshi fati as në minutën e 93-të, kur topi shkon pranë vijës fatale të porëts serbe, por serbët arrijnë të largojnë.

Tani duhet të fokusohet te Liga e Europës, pasi bardheblutë kanë shansin që të luajnë në turin e tretë. Kundërshtarin do ta mësojnë pas shortit që hidhet më 1 shtator.

Tomane 61′

KOMENTI LIVE:

90+4′ E pabesueshme! Shpëton përsëri për mrekulli porta e Zvezdës. Pas tentativës me kokë të Torasës, topi ka shkuar në duart e portieri. Nuk ka arritur të devijojë aty Avdiaj.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

86′ Torasa harkon një top në zonë për Vrapin, që provon me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

85′ Zëvendësim i fundit te Tirana, largohet Kale në lojë Avdijaj.

82′ Toshevski harkon në zonë për Kale, por largojnë futbollistët serbë.

75′ Tjetër zëvendësim te Tirana, largohet Hoxhallari, vendin e tij e zë Ardit Toli.

72′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kobina, vendin e tij e zë Jurgen Vrapi.

68′ E pabesueshme çfarë ka humbur Kobina, pas një shpërthimi nga e djathta, futbollisti i Tiranës, ka goditur jashtë kuadratit, shumë pranë vijës fatale!

61′ GOL CRVENA ZVEZDA 0-1/ Bardheblutë ndëshkohet në momentin më të mirë. Pas një harkimi nga këndi, futbollisti Tomane godet me kokë brenda zonës, duket tundur rrjetën e Ilion Likës.

59′ Pa fat Tirana! Shtylla i mohon golin e avantazhit bardheblu pas tentativës së Muçit, topi devijohet nga portieri dhe shkon në shtyllë.

57′ Kobina kroson nga e djathta në zonë, për Muçin, i cili nuk e kontrollon dot siç duhet.

55′ Shpëton për mrekulli porta e Tiranës, pas një tentative të Kanga, topi u devijua dhe shkoi ngjitur me shtyllën.

53′ Najdovski është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për faull taktik.

46′ Starton pjesa e dytë! Zvezda kryen një zëvendësim, largohet Spiridonoviç, vendin e tij e zë Ivaniç.

Përfundon pjesa e parë! Dominim i bardhebluve, që kërcënuan portën e  serbëve me Muçin, Kalenë dhe Hoxhallarin!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

42′ Jurgen Çelhaka është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

37′ Minuta mjaft të mira për Tiranën, që ka marrë frenat e lojës në dorë.

34′ Ndëshkohet edhe Sanogo i Crvena Zvezdës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kale.

32′ Vangjeli është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë.

31′ Pranë golit Tirana, me Hoxhallarin, i cili lëshoi një predhë nga goditja e dënimit, duke surprizuar portierin serb, i cili e ka ndalur topin në vështirësi duke e dërguar në këndore rrezikun.

25′ Tjetër rast i shkëlqyer i Tiranës me Kale që provoi me një gjuajtje nga distanca, por u ndal nga portieri mik.

19′ Pranë golit Tirana. Ernest Muçi provon me një goditje të rrezikshme në hyrje të zonë, topi shkon ngjitur me shtyllën!

13′ Tirana provon të rrezikojë me Muçin, por talenti shqiptar mbyllet mirë nga mbrojtësit e Crvenës.

10′ Goditje këndi për Crvena Zvezdën, Lika largon në vështirësi në një tjetër goditje këndi!

7′ Dirthërima në portën e Tiranës, Katai shmang bukur 3 lojtarë bardheblu, provon me një gjuajtje, por jashtë kuadratit.

5′ Një rast i rrezikshëm në zonën e Likës, pas një harkimi nga e goditja e dënimit, por gjyqtari anësor, sinjalizon pozicion jashtë loje.

4′ Minutat e para janë të qeta, me bardheblutë që shfaqen më kërkues, duke ushtruar presion në zonën e serbëve.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Lika, Toshevski, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobina, Torasa, Kale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo:

CRVENA ZVEZDA: Borjan, Gobeljiç, Degenek, Milunoviç, Pankanov, Nikoliç, Sanogo, Spiridonoviç, Kanga, Katai, Tomane.

 

 

Të fundit