Flash News

KRYESORE

Mbërrin i fundit në Këshillin Politik, Rama shfaqet me maskë të zezë në Pallatin e Kongreseve

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve pak minuta më parë, ku dhe merr pjesë në mbledhjen e parë të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Rama mbërriti shtatë minuta me vonesë dhe u shfaq me maskë te zezë teksa zbriti nga një fuoristradë e zezë.

Në këtë takim, pritet të diskutohen ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, të mbështetura edhe nga mazhoranca.

Këto ndryshime parashikojnë hapje listash, të pjesshme dhe heqje koalicionesh. Në mbledhjen e inicuar nga presidenti Ilir Meta, opozitën jashtëparlamentare e përfaqësojnë veç Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, kurse nga opozita e re do të jenë Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Të fundit