Flash News

KRYESORE

Mbërrin në Ambasadën e Shqipërisë shkresa me firmën e Etilda Gjonajt; kërkohet ekstradim i shpejtë i Izet Haxhisë

Mbërrin në Ambasadën e Shqipërisë shkresa me

Në Ambasadën e Shqipërisë në Ankara ka mbërritur shkresa e Ministrisë së Drejtësisë ku kërkohet ekstradimi i Izet Haxhisë. Në shkresën që mban firmën e ministres Etilda Gjonaj, sipas ‘Report Tv’, kërkohet përshpejtimi i procedurave në një kohë sa më të shpejtë për ekstradimin e ish-truprojës së ish-presidentit Sali Berisha.

Haxhia u vetëdorëzua në policinë turke rreth dy javë më parë, ndërkohë që në Shqipëri është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Familjarët e Haxhisë kanë zgjedhur avokatin Fran Dashi për të mbrojtur të dënuarin dhe kërkojnë rihapjen e dosjes ‘Hajdari’.

Të fundit