Flash News

KRYESORE

Mbërrin në Tiranë delegacioni i Parlamentit Evropian, takim me Bashën, Kryemadhin dhe Ramën

Mbërrin në Tiranë delegacioni i Parlamentit Evropian, takim me

Delegacioni i Parlamentit Evropian ka mbërritur në Tiranë për ndërmjetësimin e krizës politike që ka kapluar vendin, pas djegies së mandateve parlamentare nga opozita.

Pas një ore ata pritet të zhvillojnë takime me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryeministrin Edi Rama.

Vizita e eurodeputetëve në Shqipëri vjen para vendimit për hapjen ose jo të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

7 anëtarët e Komitetit të Parlamentit Evropian për Çështjet me Jashtë do të lëvizin nga Shkupi në Tiranë, nga 27 shkurti në 1 mars me qëllim për të ekzaminuar zhvillimet e fundit dhe rrjedhën e reformave të lidhura me BE-në.

Pas takimit, Basha pritet të japë një deklaratë për median.

 

Të fundit