Flash News

KRYESORE

Mbërrin në Tiranë zyrtarja e lartë e SHBA, takime me përfaqësues të politikës shqiptare

Mbërrin në Tiranë zyrtarja e lartë e SHBA, takime me

Ka mbërritur në Tiranë, Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit në SHBA, Elisabeth Millard.

Lajmi është konfirmuar nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila në një njoftim të saj sqaron se vizita e saj do të zgjatë tre ditë dhe gjatë kësaj kohe pritet të takohet me përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar.

“Mirë se erdhe në Shqipëri, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard! Gjatë vizitës së saj tre ditore në Tiranë, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit Elisabeth Millard do të takohet me udhëheqës të lartë shqiptarë, do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare, si dhe do të njihet me historinë dhe kulturën shqiptare”, shkruan ambasada në njoftim.

Të fundit