Flash News

KRYESORE

Mbërrin në zyrën e Ramës kërkesa e organizatave ndërkombëtare: Tërhiq paketën anti-shpifje

Liridon Cecja - Politiko.al

Katër organizata të njohura nderkombetare: Reporterët pa Kufij, Qendra Europiane për Lirinë e Mediave, Federata Europiane e Gazetarëve, PEN International kanë dalë me një qëndrim të unifikuar kundër paketës anti-shpifje të propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Në kërkesën drejtuar kryeministrit Rama dhe Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj paralajmërohet se nese miratohet do të ketë efekte negative në lirinë e medias dhe mund te cenoje rrugen europiane te vendit.

“Iniciativa juaj bie ndesh praktikave më të mira dhe është kundër rekomandimeve të OSBE-së dhe shkakton shqetësime të mëdha për ne,” shkruhet në letër. “Nëse projektligjet e propozuara miratohen nga parlamenti, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim.

Ne shprehim zhgënjim të thellë se ky ligj është hartuar me dyer të mbyllura, pa përfshirë gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile përgjatë procesit të hartimit.

Ne ju kërkojmë ju të ndërprisni menjëherë iniciativën për të amenduar këto dy projektligje dhe të përfshini gazetarët, shoqërinë civile, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës në çfarëdolloj iniciative që prek lirinë e shprehjes, median dhe gazetarët”, shkruhet në kërkesën e siguruar ekskluzivisht nga Politiko.al.

Propozimi i projekt-ligjit, i cili anashkalon mediat tradicionale si: gazetat apo televizionet, fokusohet vetëm në punën e mediave online, të cilat janë shndërruar në një mjet të rëndësishëm informimi në vend.

 

Të fundit