Flash News

KRYESORE

Mbërrin i pajetë në spital, kush është i riu nga Patosi që vdiq nga overdoza

Mbërrin i pajetë në spital, kush është i riu nga Patosi

Një 31-vjeçar ka mbërritur i pajetë në spitalin rajonal të Fierit. Sipas të dhënave të para, i riu Andi Bendo nga Patosi ka mbërritur pa shenja jetë në urgjencë.

Dyshohet paraprakisht, se 31-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një overdoze, pasi njihej si një përdorues droge.

Mësohet po ashtu se i ndjeri ka kërkuar fillimisht ndihmë në qendrën më të afërt shëndetësore në Patos, por më pas është nisur me urgjencë në spitalin e Fierit për ndërhyrje më të specilizuar.

Pavarësisht, përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka mundur të mbijetojë. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar nga Policia e Fierit.

   

Të fundit