Flash News

KRYESORE

Mbërrin prokurori i ri në Elbasan, Dritan Gina nuk largohet por mbyll sallën e mbledhjeve

Pavarësisht paralajmërimit të Dritan Ginës se nuk do të largohet nga detyra pavarësisht vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku ka dërguar drejt Elbasanit prokurorin e ri, Ardian Nezhën. Nezha shoqërohet nga prokurori tjetër, Kosta Beluri, megjithatë, aty janë përballur me një situatë të pazakontë.

Gina ka vendosur të mbyllë sallën e mbledhjeve në godinën e Prokurorisë së Elbasanit, ku ishte parashikuar të bëhej prezantimi i kryeprokurorit të të ri të këtij qyteti.

Me këtë vendim, Dritan Gina tregon se kërkon t’i shkojë deri në fund vendimit për të mos u larguar nga detyra, pasi firmën e kryeprokurores së përkohshme ai e konsideron të pavlefshme.

Prokuroria e Përgjithshme drejtohet nga Fatmir Xhafaj? Të gjitha akuzat dhe dyshimet që kryeprokurori i Elbasanit hodhi mbi Arta Markun dhe ministrin e Brendshëm

“Kryengritja” ndaj Arta Markut, prokurori i Durrësit nuk pranon të japë dorëheqje

Të fundit