Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mbesa e partizanit sulmon Ramën për 5 majin: PS nuk është e dëshmorëve, por e kastës financiare
Brizida Gjikondi, në një shkrim kontestues të botuar në gazetat e majta Tema dhe Shqiptarja.com, e ka quajtur 'parti të kastës' dhe jo të dëshmorëve, Partinë Socialiste. Ajo sulmon edhe kryeministrin Rama duke e bërë atë fajtor për faktin se lejon që institucionet shtetërore të drejtohen nga 'ballistë' që botojnë libra kundër dëshmorëve të luftës. Gjikondi përmend Çelo Hoxhën, i cili në librin 'Krimet e komunizmit 1941-1945', ka futur në listën e kriminelëve edhe gjyshin e saj, Teki Kolaneci.
Më poshtë shkrimi i plotë:
Mendoj që askush nga Partia Socialiste nuk ka moral kombëtar, ndaj nuk duhet ti shkelë varrezat e Dëshmorëve në këtë të trishtë 5 Maj.
Dymbëdhjetë mijë lekë kushton libri i Çelo Hoxhës (nuk është i Agron Tufës) me titullin “Krimet e Komunistëve gjatë luftës 1941-1945”, libër i cili është botuar nën siglën e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe, s'kish si të ish ndryshe ndërkohë që Çeloja është edhe Drejtor Arkive i këtij institucioni (rrogtar domethënë) dhe njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Balli Kombëtar (konflikt i hapur interesi për librin që ka shkruar si ballisto-historian), plus dhe shkrimtar që paguhet ekstra për kësi veprash.
Instituti në fjalë është një institucion buxhetor i krijuar në 2010-ën i cili paguhet me lekët e shqiptarve dhe që veprimtarinë e tij me ligj duhet ta shtrijë përgjatë viteve 1944-1991.
Kam kohë që i bluaj këto rreshta në mendjen time, i dhashë kohë kohës dhe prova mendimit. Për së pari sigurova një kopje të këtij libri, i cili tashmë është një provë shumë e fortë gjyqësore, pasi në të mishërohen të gjitha llojet e veprave penale me penalitetet e tyre civile, financiare dhe ligjore por edhe një shkelje e hapur e Kushtetutës, Nenit 30 të saj etj.
Kurajoja e Çelos, edhe pse në kurriz mban dy arrestime në vitin 2007 dhe 2010 për veprën penale të falsifikimit, nuk është e rastësishme, kurajoja e tij vjen pasi toka ku ai hedh farën e helmit, përçarjes dhe nëpërkëmbjes është toka pjellore e Partisë, pa moral, Socialiste. Parti e cila përbëhet nga njerëz të emëruar, ndaj pa identitet por me interesa vdektare, tejet personale (për çapën e bukës kur i thonë fjalës), njerëz që flirtojnë (dhe atë e bëjnë në mënyrë bashibozuke) me të majtët, por nuk janë të majtë, asnjë ligj, projekt, vizion, arsimor-historik-ligjor ekonomik, nuk është i tillë. Partia Socialiste është një vegël shërbimi në dorë të kastës financiare që drejton vendin, për mos thënë që shumë ish ministra të saj tashmë janë pjesë e kësaj kaste. Në 30 vjet ajo si shushunjë makiaveliste nuk ka bërë asgjë për brezin e idealistëve të Luftës së Dytë Botërore, absolutisht asgjë. Ata janë, ose thënë në kohën e duhur ishin, në këto 30 vjet njerëzit më të nëpërkëmbur, më të braktisur dhe më të keqtrajtuar, moralisht-financiarisht në shëndetësi e në çdo hall dhe traumë që iu desh të përballonin në këtë kohë pa moral dhe pa mirënjohje.
Lufta Nacional Çlirimtare pati një rol vendimtar në çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Ndryshe nga shumë vende të tjerë, Shqipëria falë luftës së partizanëve të saj arriti që prezencën e aleatëve në luftë ta kishte ndihmuese, por jo decizive.
Vlera e rezistencës partizane të popullit shqiptar përgjatë Luftës së dytë Botërore është sidomos tek imazhi i Shqipërisë që i ofroi botës, sidomos Forcave Aleate që ishin hezituese ndaj Shqipërisë dhe fuqisë së saj shpirtërore, e cila diti të dilte përtej prapambetjes së saj arsimore dhe ekonomike dhe të bashkohej me botën përparimtare në kahun e duhur të historisë.
Se sa me vlerë dhe sa e çmuar ishte lufta partizane këtë e provon edhe Konferenca e Paqes e mbajtur në Paris në 1946, ku pavarësisht intrigave të Greqisë zyrtare, Shqipërisë uu njoh kontributi i madh i rezistencës dhe u dëmshpërblye për dëmet që pësoi.
Unë nuk do doja të zgjatesha në vlerat e luftës partizane, pavarësisht se ndjehem e trishtuar me këtë vakuum injorues 30 vjeçar, me këtë histerizëm dhe gjykim të sipërfaqshëm të asaj lufte dhe atij shpirti kombëtar që përfshiu, çdo student, nxënës, punëtor, fshatar, të pasur dhe të varfër, vajza dhe djem duke i marrë armët dhe duke luftuar me shpirt, në acar dhe në territore tejet të vështira për një ideal suprem, atë të çlirimit të atdheut. Rrallë, prej kohës së Skënderbeut, shqiptarët ishin bërë bashkë dhe sidomos, njësoj si atëherë, në kahun e duhur të historisë, sa për tradhëtarë dihet që kish shumë si atëherë, por edhe përgjatë Luftës së dytë Botërore, në çdo shtet dhe në çdo luftë ka të tillë. Të gjithë vendet aleate, ashtu si dhe Shqipëria, i shpallën kolaboracionistë bashkëpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit, tradhtarë të Atdheut, dënimet mbi ta ishin të ashpra, tradhtia përherë dënohet. Edhe vendet si Italia që mbanin në të njëjtën tokë dhe fashistët dhe partizanët (dhe as ata nuk e quajtën luftë civile) i dënuan egërsisht tradhtarët e tyre, si një ndëshkim sidomos me fuqi prapavepruese.
Tani është kollaj të shkruash, të englendisesh, të trillosh, të përçash, por përgjatë Luftës së dytë Botërore nuk bëhej shaka. E bardha ishte e ndarë qartaz nga e zeza, e kuqja gjithashtu.
Një nga emrat e listës së Çelos është dhe gjyshi im, Komandant Teki Kolaneci, dhe si për të konfirmuar nivelin e tij intelektual të ferrit, emrin në listë ia ka bërë me të zezë të theksuar, se sipas shpjegimeve që jep thotë që në këtë listë me 265 “kriminelë” ata me të zezë të theksuar janë më kriminelë se të tjerët. Në fillim, pa patur librin në duar isha paksa jo e qetë, por kur e shfletova, më kapi një gaz i hareshëm dhe po mendoja.. që Çelua dhe ballistët asnjëherë nuk zhgënjejnë.. Dhe ndoshta i faktorizojmë që i përfillim tani. Kush kish për të luftuar për Atdheun, luftoi në 1941-1944, kush kish për të rënë për Atdheun ra me shpirtin zjarr, pavarësisht se Çelua edhe heronjtë martirë si Mustafa Matohiti, Hysen Çeno, Skënder Çaci, Myslym Shyri etj., etj., i ka listuar tek “kriminelët” asgjë nuk kthehet mbrapsht, lufta nuk zhbëhet, aq më pak nga një si Çelua dhe eunukët e heshtur të Partisë Socialiste.
Në Shqipërinë e ceremonisë qeveritare të krye ballistit Mithat Frashëri dhe shtatores së Ahmet Zogut, për pak janë zgjedhjet lokale ndoshta dhe parlamentare, dhe Partia e pa moral dhe tejet e lodhur Socialiste, si një plakë e konsumuar nga imoraliteti i saj, sërish do heqë zvarrë këmbët drejt Varrezave të Dëshmorëve, i duhen votat jo shaka, dhe jo vetëm aq, por ndoshta kryetari i saj pa busullë të kolauduar vlerash, sërish do mbajë një fjalim idiotesk pa kohë dhe pa mesazh.. Dhe dihet, nuk ka gjë më të shpifur se kur politikanët bëhen edhe historianë, dhe jo vetëm aq, por të imponojnë vizionin e tyre imoral si vizion kombëtar. Ndër këto rrjeshta të fundit më vijnë ndër mendje veç dy gjëra, e para që Çelua njeriun e kryeministrit në listën e “kriminelëve” nuk e kish bërë me të zezë të theksuar (pasi ka mirënjohje për dorën e pushtetit që i jep bukën, ballistët përherë e kanë patur” dhe, e dyta, duke dashur ta mbyll dua të përmend diçka... kreu i Rezistencës franceze, Mark Blok, që ish dhe ndër historianët më të shquar të 900-ës mbasi u pushkatua nga nazistët, i gjetën ndër letrat e tij amanetin, ku kërkonte që t'i shkruheshin në epitaf aty ku do të prehej, këto fjalë. Fjalët e tij ishin “dilexit veritatem” e donte të vërtetën!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38