Flash News

KRYESORE

Mbesa e At Zef Pllumit në Sheshin e Lirisë: çfarë lexoi dhe çfarë tha...  

Mbesa e At Zef Pllumit në Sheshin e Lirisë: çfarë lexoi

Në ditën e 32-të të protestës së opozitës, të ftuar ishin njerëz ta artit. Artistja Zana Turku e nis me një ftesë për të gjithë qytetarët që të protestojnë duke kënduar së bashku.

Mbesa e At Zef Pllumit, Angjelina Gjeka lexoi një paragraf nga libri “Rrno për me tregue”. “Unë nuk e mora dot librin me vete, e lashë në shtëpi, por librin e mora në zyrën e kryetarit Basha”, shprehu vlerësimin Angjelika Gjeka. Ajo bëri thirrje për të mos të harruar të kaluarën duke u ngritur në protestë për të mos lejuar më që në parlament të ketë ish-zyrtarë komunistë dhe kriminelë.

“U bëj thirrje të gjithë të bashkohen me ne sepse nuk do ta harrojnë të kaluarën. I bëj thirrje popullit shqiptar që të mos të harrojmë të kaluarën dhe komunizmin. Unë flas në emrin tim dhe nuk dua në Parlamentin shqiptar kriminelë dhe ata që kanë qenë në qeverinë komuniste. Shqipëria ka të rinj e të reja të shkolluar dhe ata duhet ti shohim në Parlament. Unë dua që në parlament ta shoh veten dhe fëmijët e mi ta shohin veten të përfaqësuar tek njerëz me vlera. Unë i bëj thirrje edhe z.Basha që në parlament të ketë sa më shumë vajza e djem të rinj”, tha Gjeka.

Të fundit