Flash News

KRYESORE

"Mbështesim fuqimisht '5 qershorin'", ambasadori i britanik apel nga Gjirokastra: Gjeni konsensus! U përket partive të vendosin për sistemin

"Mbështesim fuqimisht '5 qershorin'", ambasadori i

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, në një prononcim për mediat nga Gjirokastra ka bërë apel që partitë politike t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit. Sipas Norman, palët mund të arrijnë diçka përtej '5 qershorit' nëse dëshirojnë, por duhet bërë në mënyrë të shprht pasi koha nuk premton.

“Në mbështesim fuqimisht marrëveshjen e 5 Qershorit, për të cilën punuam në një kohë të gjatë për ta arritur. I përket palëve nëse duan të bëjnë diçka përtej asaj marrëveshjeje. Por, sigurisht koha është e shkurtër dhe palët duhet të gjëjnë një marrëveshje shumë shpejt nëse duan diçka përtej 5 qershorit. Duhet që të gjitha palët të negociojnë në mirëbesim që të gjëjnë një konsensus. Shqipëria ka një histori të gjatë në udhëtimin e saj për gjetjen e një konsensusi për Reformën Zgjedhore. Shpresoj që në ditët në vihim palët të gjejnjë një konsensus dhe ne ta shohim atë “, u shpreh Norman.

I pyetur në lidhje me sistemin zgjedhor, Norman tha se çdo vend mund të përdorë sistemin zgjedhor që do dhe nuk i përket ambasadorëve të imponohen në këtë drejtim.

“Çdo shtet përdor sisteme të ndryshme për zgjedhjet dhe cdo sistem ka avantazhet dhe dezavantazhet e tij. Nuk mendoj se i takon një ambasadori të huaj që të thotë se cili do të ishte sistemi me i përshtatshëm për Shqipërinë. Kjo i përket partive që të vendosin për sistemin që do të përdorin“, u shpreh ai.

Norman theksoi gjithashtu se duhet të vijojë lufta e përbashkët ndaj krimit të organizuar.

“Britania e Madhe po punon në mënyrë të ngushtë me qveverinë shqiptare për të kuftuar krimin e organizuar dhe vazhdon të jetë një sfidë e madhe. Ccfarë ndodh në Britaninë e Madhe reflektohet në Shqipëri dhe çfarë ndodh këtu reflektohet në Britaninë e Madhe. Duhet të viojojnë përpjekjet tona për të fituar këtë luftë“, përfundoi Duncan Norman.

Të fundit