Flash News

KRYESORE

"Mbështesni listat e hapura", Hajdari vijon apelin për opozitën jashtëparlamentare: Nuk ka njeri që ta ndalë këtë furtunë ndryshimi

"Mbështesni listat e hapura", Hajdari vijon apelin për

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, në një prononcim për mediat i ka bërë apel Opozitës së bashkuar të pranoj diskutimin në tryezën e Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese.

Duke theksuar se listat e hapura janë në të mirë të shqiptarëve, Hajdari deklaroi dhe njëherë se nuk tërhiqet pas deri sa të bëjë realitet listat e hapura.

“Skam rreshtur cdo ditë duke takuar në rrugë qytetarë të cilët janë në mbështetje të nismës tonë për lista të hapura më ndalojnë në rrugë dhe më thonë ec para. Megjithatë ka patur edhe nga ata njerëz, demokratë, të cilët më kanë thënë të zhgënjyer mos u tërhiq por hec përpara. Edhe sot erdha në Këshillin Politik që t’i kërkojë Partisë Demokratike të mbështes ndryshimet kushtetuese që do të bëhen në 30 korrik. Çdo demokrat do që në parlament të vijnë njerëz që do të përfaqësojnë popullin dhe jo kreun e partisë. Çdo njëri që është i zhgënjyer nga kjo mënyrë të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapura.

Duhet patjetër që në zgjedhjet e ardhshme të miratohen listat e hapura. Ku janë ata demokratë që flisnin për shumë problematika në arsim e shëndetësi dhe të gjitha këto do të votohen në kuvend dhe do të jenë në dorë të vetëm një apo dy persona, deputetët nuk e kanë sot fjalën e lirë. Deputetët sot nuk e kanë fjalën e lirë, nuk kanë vizion dhe argumenta. Listat e hapura do ta fuqizojnë qytetarin shqiptar. Nuk ka njeri që ta ndalë këtë fortunë ndryshimi. Edhe njëherë unë nuk përtova sot, është e rëndësishme që të kemi konsensus për lista të hapura. Dua t’i shtrij dorën popullit opozitar se janë të braktisur. Listat e hapura për mua do jetë realiteti i ardhshëm. Është koha për ta përqafuar këtë ndryshim”, është shprehur Hajdari.

Të fundit