Flash News

KRYESORE

Mbështeti publikisht ‘Forumin Shqiptar’, modelja Emina Cunmulaj nuk lejohet të votojë në Tuz

Në Tuz të Malit të Zi u mbajtën sot zgjedhjet lokale. Mbështetje publike për aleancën ‘Forumi’ Shqiptar’ që përfaqësohej nga Nik Gjeloshaj shprehu edhe modelja shqiptare me banim në Amerikë, Emina Cunmulaj.

Megjithatë, në një intervistë për Klan Kosova ajo është shprehur se e ka pasur të pamundur të votojë në zgjedhjet që janë duke u mbajtur në Tuz, Mal të Zi.

“Jo, mua nuk më kanë lejuar hiç të votoj, nuk më kanë shkruar hiç, nuk e di arsyen pse sepse kam pasaportë dhe kartë identiteti të Malit të Zi. Por mundem të paramendoj se ndoshta është për shkak se nuk po dojnë të më lejojnë sepse jam shumë me zë për vendin dhe popullin tim”, ka deklaruar Cunmulaj.

Të fundit