Flash News

KRYESORE

Mbështeti  Xhafajn për “Forcën e Ligjit”, jep dorëheqjen pas skandalit ministrja e Brendshme në Britani

Mbështeti  Xhafajn për “Forcën e Ligjit”, jep

Ministrja e Brendshme në Britani, Amber Rudd ka dhënë dorëheqjen nga ky post, pas zbulimit të skandalit me emigrantët.

Përmes një letre publike, Rudd ka paraqitur dorëheqjen e saj, pas kritikave për trajtimin e disa banorëve me prejardhje nga Karaibet, të cilët ishin shënjestruar gabimisht si emigrantë të paligjshëm.

Në letër, Rudd sqaron se nuk ka patur për qëllim dëbimin e emigrantëve.

“Skandali Windrush ka nisur me të drejtë vëmendje në një çështje të rëndësishme për shtetin tonë”, shpreheët Rudd në letrën e saj, ndërsa Theresa May ka pranuar dorëheqjen e saj.

Kujtojmë se Amber Rudd u takua vetëm pak muaj më parë me ministrin shqiptar Fatmir Xhafaj në Angli, ku i dha mbështetje të plotë për zhvillimin e operacionit “Forca e Ligjit”. Ky fakt u konfirmua nga vetë Xhafaj në në twitter, ku shkruante: Sapo përfundova një takim shumë frytdhënës me Sekretaren e Brendshme të Britanisë, zonjën Amber Rudd. Vlerësim dhe besim për vizionin, lidershipin dhe programin ambicioz të MB-së dhe veçanërisht për operacionin “Forca e Ligjit”. Premtim për mbështetje konkrete përmes një axhende intensive bashkëpunimi mes Ministrive dhe Policive të dy vendeve”.

 

Të fundit