Flash News

KRYESORE

Mbështetja e munguar për Eugent Bushpepën, Veliaj ia premton të plotë Jonidës në Eurovizion

Mbështetja e munguar për Eugent Bushpepën, Veliaj ia premton
Përfaqësimi i Shqipërisë nga Egent Bushepepa në Eurovizion ngelet një nga më dinjitozët deri më sot. Ndërkohë, këtë vit është Jonida Maliqi ajo që do të përfaqësoje Shqipërinë në Festivalin Evropian të Muzikës, me këngën "Ktheju tokës". Në një postim në Instagram, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas takimit me Jonidën ka treguar se ajo do të ketë mbështetje maksimale nga ai. Veliaj shkruan se në natën kur ajo do të konkurrojë, do bëhet një festë e madhe mbështetëse në sheshin "Skëndërbej". "Kemi një surprizë të paparë me @jonidamaliqi për @eurovision ! Teksa ajo shkon të na përfaqësojë në Izrael, ne do të kemi një festë mbështetëse të paparë në sheshin "Skënderbej". 🎠😎 FORCA JONÇE! 💃🏻🎶🇦🇱", shkruan Veliaj. Kujtojmë se kjo mbështetje mungoi kur Eugenti konkurroi vjet në Lisbonë, kënga e të cilit dhe talenti i tij ishin ndër më të përfolurit e Eurovizion 2018.

Të fundit